Berisha flet për një pakt me PS në Kuvend, lidhet me zgjedhjet

Pasi Partia Socialiste hodhi idenë e një ndërhyrje të fundit në Kodin Zgjedhor për të mos vënë në rrezik votën e emigrantëve, vjen edhe përgjigjja e Partisë Demokratike. Sali Berisha tha në një mbledhje me drejtuesit e qarqeve se opozita është e gatshme të votojë çdo ndërhyrje të nevojshme në Kod në funksion të votës së diasporës.

”Grupi ynë i punës, Bylykbashi, Kaso dhe përfaqësuesit tanë në KQZ kanë bërë një pune intensive, serioze për udhëzimet në zbatim të ligjit që u miratua. Ne jemi të gatshëm të votojmë cdo ndërhyrje të nevojshme për ta bërë procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit sa më pa pengesa, të mundshëm, transparent dhe të pamanipulueshëm. Nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një të drejtë themelore të qytetarëve shqiptarë që ne kurrë nuk e shmangim”, tha Berisha.

Sipas KQZ asnjë prej operatorëve ndërkombëtar të kontaktuar nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë në sjelljen e zarfeve me fletët e votimit. Për të shmangur dështimin e votës të diasporës Damian Gjiknuri Sekretar për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, propozoi një zgjidhje e cila kërkon edhe vullnetin politik të opozitës. Sipas kodit aktual zgjedhor subjektet politike dorëzojnë në KQZ listën e kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës të zgjedhjeve.

SHKARKO APP