Berisha flet për sondazhet: Rama ka dhënë nga 1 milion euro, por Facebook dhe Instagram na nxjerr ne fitues
Sali Berisha ka reaguar ashpër për sondazhet që kanë dalë për zgjedhjet e 14 Majit, duke akuzuar se paguhen nga Edi Rama. Po ashtu Berisha thotë se Rama u ka dhënë nga 1 mln euro secilës kompani të sondazheve.
”Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera.
Ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë.
Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë”, tha Berisha.