Berisha flet për turin në jug të vendit: Rama ka angazhuar policinë për të terrorizuar qytetarët

Ditët e fundit, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zhvilluar takime me kandidatët e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, në shumë bashki të jugut. Sali Berisha doli këtë të hënë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku tha se gjatë turit elektoral ka konstatuar se socialistët ndanin ndjenja urrejtjeje ndaj “Rilindjes”.

Po ashtu Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për të cilin ka thënë se ka filluar terrorin duke angazhuar Policinë Bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Ai thotë se është e sigurtë që kandidatët e primareve do të jetë fitues.

“Në jug konstatova që socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie. Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar Policinë Bashkiake për të terrorizuar qytetarët. E sigurtë është se kandidatët e primareve do të jenë ato të fitores. Jugun e kemi gjetur në një gjendje që nuk e ka bërë asnjë pushtues”,-tha Berisha.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Berisha u shpreh edhe se kudo ishin të sigurt se Ramën e pret shumë shpejt fati i ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.

SHKARKO APP