Berisha fton qytetarët: Të punojmë deri më 11 maj që të ndahemi me këtë të keqe të madhe
Sali Berisha fton qytetarët që të bëhen bashkë dhe të punojnë deri në 11 maj, që të ndahemi nga kjo e keqe e madhe që ka zënë Shqipërinë. Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, 2025-2029 për çështjet sociale dhe punës u shpreh se duhet të ndahemi me këtë të keqe të madhe.
”Enver Hoxha në diktaturë, edhe ai mbante pensionet, por ai çmimet nuk i rriste ama, ose rritje shumë e lehtë. Rrogat dhe pensionet i mbante të fiksuara. Paratë i fuste në tunele dhe bunkere. Këta bunkere dhe tunele nuk ndërtojnë, por këta i fusin në konto offshore, këta i shndërrojnë në vila, në hotele, në pallate, në pasuri të tyre.
Diktatori më gjakësor në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, vilën nuk e regjistroi për familjen e tij. Jo, e ndërtoi, ia mori pronën tjetrit, e ndërtoi në pronë të tjetrit, por në dokumente nuk u regjistrua si pronë e familjes së tij. Kurse këta absolutisht haptas dhe fshehtas, me emra false nuk ka njerëz më të pasur se këta sot.
Ndaj dhe është koha, të dashur qytetarë, më 11 maj, të ndahemi me këtë të keqe të madhe. Dhe unë garantoj se me përparësi absolute, kjo paketë do zbatohet. Sikundër një paketë po kaq e fuqishme do jetë për biznesin. Një paketë tjetër do jetë për fermerët. Dhe pas tyre, Shqipëria Madhështore, Shqipëria epiqendër e hightech-ut në rajon do jetë qëllimi ynë”.
KOHA JONË SONDAZH

