Berisha: Gjyqtarja e Apelit synon kalimin e PD-së te grupi Basha
Ashtu siç ishte parashikuar presioni politik dhe qeveritar, por edhe i ambasadave, ka sjellë në pragvendimin që PD do ti hiqet Komisionit të Rithemelimit, duke ia kaluar prapë grupit Basha.
Ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomë Këshillimi ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit. Lidhur me këtë çështje, ka folur sërish ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Berisha është shprehur se gjyqtarja Blerina Muça, e cila vendosi një gjë të tillë, sipas tij ka shkruar “ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë”.
Berisha akuzoi se kjo është bërë me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili sipas ish-Kryeministrit i ka premtuar një miku se gjyqtarja Blerina Muça do të kalojë vetingun.
Pyetje: A keni dijeni se në çfarë faze është procesi në Gjykatën e Apelit dhe a pritet që kjo Gjykatë të shpallë vendimin para zgjedhjeve për kryetarin e PD, 22 maj?
Sali Berisha: Nuk kam dijeni për ndërhyrjen në Apel, kur të kem, i denoncoj. Unë ato që ju kam thënë ju për famozen Blerina Muç Muçi, e cila ka vendosur standardin më anti-ligjor, ka shkruar ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë. Ka shkelmuar veten e saj në 2 gjykime të mëparshme, mbi çdo gjykim në bazë të ligjit për ato çështje vetëm e vetëm sepse është peng se e dini ju, Muç Muçi ka qenë simboli i zi i korrupsionit në turin e katharsisit të Fatos Nanos, ka qenë ministër ai. Me ndërhyrjen direke të zonjës dhe Erjon Veliajt që e doni emrin, për shkak se Erion Veliaj e ka mik dhe i ka premtuar që Blerina do të kalojë vetingun, morën një vendim me të cilin duan t’i caktojnë opozitës kryetarin e Partisë Demokratike. Një akt i neveritshëm që godet rëndë pavarësinë e gjyqësorit, tregon se ajo reformë ishte thjesht për të vendosur kontroll mbi gjyqësorin dhe kaq.