Berisha humb përfundimisht shumicën e deputetëve të PD. Ditë jo të mira për Selinë Blu

Sot doli para medias Enkelejd Alibeaj, si kryetar i grupit parlamentar të PD, ndonëse ai mendon si kryetar në detyrë i PD-së.

Në një konferencë shtypi, ku prezantoi platformën për bashkimin e demokratëve,  Enkelejd Alibeaj u shpreh se aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD.

“Kjo nuk e pengon grupin të eksplorojë çdo mundësi për të shmangur përçarjen e partisë. Kushdo e ka në ndërgjegje. Veprimet tona do i gjykojë koha e demokratët. Në cilësinë time si kryetar i PD kam bërë thirrje për bashkim. Duke quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara të grupit,kam kërkuar të ftoj edhe kolegët deputetë të pezulluar apo përjashtuar. Falenderoj kolegët që kjo thirrje të ndodhte, kam ftuar në mbledhje kolegë të përjashtuar apo pezulluar dhe është fakt se çdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Pas këtij hapi aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete dhe të tregojë se PD nuk ka të tepërt asnjë anëtar. Është e rëndësishme të ruhet kontributi i kujtdo. Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD. Pas një jave diskutimesh, është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve.” -u shpreh Alibeaj.

Më tej kreu i grupit parlamentar tha: “PD është e demokratëve dhe jo e emrave të përveçëm. Nuk duhet të jetë e tillë. Ky koncept duhet refuzuar. Janë demokratët që përballen me regjimin e Edi Ramës atje në bazë”.

Por listimi i 31 deputetëve që kanë firmosur, sipas tij, platformën e re për bashkimin e demokratëve rrëzon synimin e Berishës për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar të grupit parlamentar të PD. Nuk ka asnjë shans ta shkarkojë grupi i Berishës, kreun e sotëm të grupit.

E dyta 31 deputetët që kanë firmosur praktikisht nuk janë me metodat e Berishës që të mbarojë me Kuvendin e 30 prillit dhe zgjedhjet e kryetarëve të degëve të PD në rrethe.

Por ndërkohë Berisha nuk heq dorë nga e tija dhe ecën para, por nuk mjafton kjo për të synuar rrëzimin e kryeministrit Rama. Praktikisht duket se nuk do të ndodhë bashkimi i demokratëve, sepse 31 deputetë tregojnë se nuk janë të gjithë me ish-kryeministrin Berisha.

Nëse do të arrihej një ulje nervash mes palëve dhe të uleshin për të gjetur një emër ose disa që të shkojnë në votimin e liderit të ri të PD, natyrisht duke mos kandiduar Berisha dhe Basha, atëhere mund të kishte shpresë në opozitë.

Për të qenë realist nëse gjykata e apelit rrëzon vendimin për rregjistrim të gjykatës së shkalles së parë, nuk ka më PD të përbashkuar, por disa copa-copa e ku pjesa më e madhe shkon te Berisha. Gjithsesi prapë nuk mjafton për të marrë pushtetin me votë.

Ja lista e deputetëve të PD që firmosen për platformën e bashkimit që bie ndesh me Berishën:

Agron Gjekmarkaj

Alfred Rushaj

Andia Ulliri

Arbi Agalliu

Bledion Nallbati

Dashnor Sula

Dhurata Cupi

Emilia Koliqi

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano Tase

Fation Veizaj

Ferdinand Xhaferraj

Flamur Hoxha

Flutura Acka

Gazment Bardhi

Greta Bardeli

Helidon Bushati

Ilda Dhori

Jorida Tabaku

Kastriot piroli

Krehsnik Collaku

Lefter geshrenja

Lindita Metaliaj

Lulzim Basha

Merita Bakiu

Oriola Pampuri

Ramadan Lika

Sajmir Korreshi

Seladin Jakupllari

Zef Hila

Zheni Gjergji

SHKARKO APP