Berisha humbet 15 bashkitë që fitoi PD-ja në 2015, a do të rikthehet Basha në selinë blu?

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Sali Berisha humbi edhe 15 bashkitë që PD-ja kishte fituar në zgjedhjet lokale të 2015, me në krye Lulzim Bashën, edhe pse kundra kishte PS-në dhe LSI-në e Ilir Metës, ku ky i fundit në 14 maj ishte në krah të Berishës.

Në vitin 2015, PD-ja me në krye Lulzim Bashën kishte fituar në bashkitë Klos, Tropojë, Përmet, Mat, Shkodër, Vorë, Selenicë, Pogradeci, Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Agron Kapllanaj, Dropull, Devoll, Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kamëz. Të gjitha këto bashki janë humbur në bllok nga Sali Berisha, edhe pse kishte në krah Ilir Metën.

A do të rikthehet Basha në selinë blu? Në vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen e ”vulës” së PD-së, thuhet se Lulzim Basha është zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike dhe se dorëheqja e tij është nul. Gjithashtu, sipas këtij vendimi, selia blu i takon PD-së zyrtare të Lulzim Bashës dhe se Berisha është një uzurpues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?