“Berisha i bënte njerëzit të ëndërronin”, Çani: Rama transmeton ankthin dhe frikën e tij

Në ‘Studio e Hapur’ në News24 është diskutuar diskutohet rreth fenomenit të largimit masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Gazetari Arjan Çani deklaroi se Rama në 5 vite nuk arriti dot t’i bëjë njerëzit të ëndërrojnë dhe të thobë se këtu ka një shpresë.

Gjithashtu, Çani bëri një paralelizëm mes kryeministrit aktual dhe ish-kryeministrit Berisha, ku tha se Rama transmeton gjendjen e tij plot frikë, ankth edhe në publik.

Ndërkohë sipas Çanit, e kundërta ndodh me ish-kryeministrin Berisha për të cilin tha se Berisha i bënte njerëzit të ëndërronin, u jepte shpresë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama në këto 5 vite nuk arriti dot ti bëjë njerëzit të ëndërrojnë, të thonë se këtu ka një shpresë. Ai transmeton një gjendje të tij kur del publikisht. Në kohën e doktorit, ai i bënte njerëzit të ëndërronin, kur dilte në ekran ishte i qeshur, shumë gjëra që tha nuk arriti dot ti bënte, por para njerëzve qeshte, u jepte shpresë. Ndërkohë Rama nuk po e bën këtë gjë”, tha Çani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?