Berisha i drejtohet Monika Kryemadhit: Fol, tregoji të gjitha!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e mbrëmjes së të premtes.
“I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për SPAK dhe kreun e tij.
“Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.
Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmi, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike” – tha Berisha.
Ndërkohë në komentet e ndryshme shkruajnë: “Fol Monika edhe për Berishën se ti di shumë gjëra për krejt klasën politike”.