Berisha i drejtohet Ramës për protestën e 6 dhjetorit: Po kërkon sherr, hiq dorë! Opozita do jetë në Bulevardin kryesor

Me datë 6 dhjetor gjithë sytë e Europës dhe Botës do jenë në Tiranë. Policia ka refuzuar që të lejojë PD të dalë me popull në Bulevard. Ndërkohë PD-ja thotë se do të dalim me çdo kusht e me çdo mënyrë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Edi Rama po kërkon sherr me opozitën dhe për këtë arsye me anë të policisë ka refuzuar kërkesën për protestën e 6 dhjetorit.

Por PD e ka ndarë mendjen që me 6 dhjetor nga ora 12.00 deri në ora 16.00 do protestojnë me çdo kusht në Bulevardin kryesor. Atë ditë do të ketë mbi 1 mijë gazetarë nga e gjithë Europa dhe Bota. Të gjitha televizionet e botës do jenë transmetim direkt. Ndaj Berisha nuk tërhiqet.

Berisha tha se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i ka hequr të drejtën policisë për të lejuar apo jo prostata, por sipas tij kryeministri pretendon se është mbi vendimet e kushtetueses.

“Unë theksova se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që përjashton kërkesën për leje në protestë. Por Edi Rama qëndron mbi kushtetutën, pas akumulimit me votë të vjedhur të të gjitha pushteteve në duar. Ai mendon se është ligji dhe Kushtetuta. Edi Rama kërkon sherr, por unë i them këtu publikisht që hiq dorë se në mënyrë absolute që s’ka forcë në botë që e pengon popullin opozitar të mbush bulevardin dëshmorët e kombit. E gjithë përgjegjësia do bie mbi ty”, tha Berisha.

Pra PD dhe Berisha janë të vendosur që të protestojnë me 6 dhjetor pavarësisht se kryeministri ka urdhëruar policinë që asnjë njeri të mos kalojë gardhin policor atë ditë. Me sa duket do të kemi përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë pikërisht me 6 dhjetor, sepse duket te vendosmeria e Ramës për të mos i lejuar të dalin dhe mos tërheqjes së Berishës nga protesta.

Kryetari i PD ka deklaruar se asgjë nuk do t’ju ndodh liderëve europianë atë ditë pasi janë të mirëpritur nga opozita, por duan tu tregojnë BE dhe botës se kush është Edi Rama në realitet.

Mësohet se atë do jenë afro 7 mijë forca policore duke e kthyer qendrën e Tiranës në një shtetrrethim, ku duket se as miza nuk do të kalojë dot.

Mbetet të shikohet nëse demokratët do të arrijnë të shkelin në Bulevardin kryesor të Tiranës dhe a do të mund të mblidhen para kryeministrisë.

SHKARKO APP