Berisha i pandehur nga SPAK, Gjekmarkaj: Duan që opozita të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po bëhet padrejtësi që po mbahet sipas tij pa prova në ”arrest shtëpie”. Për të padrejtësia ndaj Berishës është organizuar nga pushteti në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë. Ai shtoi se dita e sotme ishte një ditë e trishtuar për drejtësinë, pasi sipas tij po punohet që opozita të shkojë me duar të lidhura e gojë të mbyllur në zgjedhjet e vitit 2025.

”Duhet folur mbi atë çfarë Sali Berishës po i bëhet. Jo thjeshtë për valencën politike, si njeriu që i priu revoltave demokratike, si njeriu i NATO-s, Shqipërisë pa viza, por si një qytetar që goditet në mënyrë personale, ku shkelet Kushtetuta e vendit për t’i hequr liritë.

Kjo bëhet në një moment që Berisha është edhe kryetari i opozitës. Ajo që ndodh me Berishën është kryekëput e padrejtë, një aleancë e fshehtë me pushtetin për ta çuar opozitën me duar të lidhura e gojë të mbyllur drejt procesit zgjedhor të 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foca e vullnetit të demokratëve është ajo që e mban në politikë Berishën, që e ka kthyer në parti atë. Sali Berisha është ai që mbetet dhe që përcakton lëvizjet politike të opozitës”, tha Gjekmarkaj në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?