Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës

Në takimin me demokratët në Lezhë, ish-kryeministri Sali Berisha artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Berisha u shpreh se shqiptarët nuk ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës, dhe nuk ia pranojnë askujt.

”Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara. Kur iu thashë nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë. Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?