Berisha: Ibrahim Bashën e nxorrët vetë në pritë, që ta vrisnin

 

Në morinë e akuzave të bëra gjatë ditës së sotme në Kuvend, Sali Berisha ka përmendur edhe vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në Lazarat.

Ai ka akuzuar qeverinë, se e ka nxjerrë vetë në pritë Bashën, që ta vrasin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Komisarin Basha e nxorrët vetë në pritë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një deklaratë kjo në mos e papërgjegjshme, e mbushur plot ligësi, duke qenë se ata që kanë vrarë në Lazarat, janë frymëzuar pikërisht nga pushteti i tij dhe vetë Berisha.

Ai nuk u ndal vetëm këtu, por tha se Arben Frroku u lirua që të blinte vota për të fituar kandidati i majtë në Pukë dhe më pas u la të arratisej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?