Berisha: Ik, Meta se ke vjedhur CEZ. Meta: E vodhi familja jote. Rama fërkon duart

 

Plasi sherri prapë mes Berishes dhe Metes sot ne parlament. Ish-­Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza edhe në drejtim të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, sipas tij i implikuar në aferë korruptive në CEZ gjatë vitit 2010. Sipas Berishës, faktet janë të bërë ditura nga një kompani e kontraktuar për të mbrojtur qeverinë shqiptare. Ai ka kërkuar që Meta të dorëhiqet për t’u hetuar nga Prokuroria. “Akuzat ndaj teje kanë ardhur nga një studio ligjore e kontraktuar për të mbrojtur interesat e kësaj qeverie. Ju duhet të faktoni që këto fjalë i paska thënë Sait Dollapi. Akuzat ndaj teje janë të rënda. Mendoni se mund të kalohet kjo? Jo ju garantoj unë që kjo nuk mund të kalohet. Një rregull ka, jep dorëheqjen, hetohu. Ne prokurorin nuk e bëjmë. Kjo është kërkesë civile absolutisht në çdo parlament të botës. Kjo punë mund të marrë një kthesë të plotë po të votojmë paketën e dekriminalizimit.” tha Berisha. Por në reagimin e tij Meta i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se në fakt lidhjet me të akuzuarin Kastriot Ismailaj i ka pasur Berisha dhe familja e tij. Kryeparlamentari ka ftuar ish­liderin e opozitës që akuzat t’i dorëzojë në Prokurori. 

Nderkohe Edi Rama qe mezi e priste këtë sherr mes Metes dhe Berishes po fërkonte duart. Loja e PS-së për të spostuar konfliktin nga PS-PD në PD-LSI e ka arritur qëllimin. Nuk dihet se si do të vazhdojë  dueli i hapur Meta -Berisha dhe dueli i fshehtë Meta- Rama.

SHKARKO APP