Berisha insiston: Revolucioni ynë marshon!

Gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së tij, Berisha tha sot se ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e partisë. Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën, mafian shqiptare të tij, por edhe segmentet e mafias ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një peng politik në krye të saj, që e akuzonin publikisht e ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh. Opozita të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky. Këto skenarë që nisën për çelviskosjen e pushtetit të Ramës. Skenari vijoi me proceset të cilat Basha u fut në thes dhe tani Rama mendon se pasi dështoi me bravën do ta ringjallë Bashën me vulën.”, tha Berisha.

Me tej Berisha theksoi se nesër të dielën kandidatët dhe këshilli kombëtar i PD do të vendosë hapat e mëtejshme nga kjo situatë e krijuar nga Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkojnë që të na largojnë nga gara, por do ju rezervojmë të kundërtën. Ne sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Nesër, sot pasdite mblidhet grupi parlamentar, nesër kandidatët e PD dh e në dark këshilli kombëtar i PD. Vendimet janë të jashtëzakonshme. Cilat do jenë qëndrimet tona për këtë akt të turpshëm? Ekstrem armiqësor ndaj nesh, nga një mafie që nuk ka asnjë parim. Nuk respekton asnjë ligj. Ka një paralelizëm absolut mes McGonigal dhe Edi Ramës. Ku qëndron? Basha nuk ka as 10 vetë më vete. Jam këtu për t’ju bërë thirrje demokratëve, edhe atyre që për në arsye apo një tjetër, ka ndenjur indiferent, që të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këta pengje të shpifura që në histori kanë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit, Brava-Alibasha. Sot është koha që demokratët të bashkohen. Ata që kanë karakter, që nuk duhet të ndihen të keqpërdorur nga brava-Alibasha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është koha që çdo deputet të mbajë qëndrimet e tij në përputhje me interesat e qytetarëve që i kanë votuar. Të distancohen nga Brava-Alibasha që përdoren në një akt që nuk ka shqiptar i ndershëm që e pranon. Ka ndodhur që janë iniciuar të ndodhin grushte shteti, por jo që të shkatërrohet një opozitë properëndimore. Është një letër pa vlerë, asgjë nuk mund të mposhtë këtë forcë, këtë shumicë”, tha ai.

Prapë Berisha shtoi se Revolucioni ynë vazhdon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?