Berisha intervistë për median greke, Erion Braçe: Vjen erë të tmerrshme

Një intervistë e Sali Berishës për një media greke në lidhje me Fredi Belerin, është kundërshtuar ashpër nga deputeti socialist Erion Braçe.

Shkrimi i plotë nga Braçe

Vjen erë, erë të tmerrshme, intervista e Sali Berishës për median greke. Ushtarakët shqiptarë të vrarë në Peshkëpi nga një komando terrorist grek, po rrotullohen në varr. Nuk ka asnjë scoop në intervistën e tij; Sali Berisha u ka shitur grekëve jo “sekrete”, “informacione konfidenciale” marrë nga burime të tija, zerooooooo; Janë në dosjen ligjore, depozituar në gjykate-publike tashmë, gjithcka u ka shitur grekëve që po shkulin flokët nga scoop-i.

1-Veprimi i stimuluar është një praktikë, procedurë e përdorur gjerësisht në Greqi e kudo nëpër botë ; asnje habi! Pyesni ne Greqi sa here e perdorin ne vit! Kjo ka ndodhur edhe ketu, me miratimin e nën mbikqyrje të prokurorit, pranuar nga gjykata; Pra nuk eshte nje veprim i njeanshem i policise kudo, por ka miratim prokurori e gjykatesi; ndodh keshtu per trafikun e droges, armeve, minave, trafikun e njerezve, pedofiline, edhe per blerjen e votave!!

2-Mjafton te lexosh vetedeklarimin e Alfred Belerit për efekt të demkriminalizimit, për ta qepur gojën; Aty ai rezulton i dënuar, jo nga Shqiperia, nga Greqia, për një vepër penale që nga përshkrimi të habit, por që në fakt është arrestimi i tij në makinë me kreun e komandos terroriste greke që kreu masakrën e Peshkëpisë, me armët e vjedhura në Peshkëpi, të përdorura gjithashtu! Sali Berisha ishte president e komandant i forcave te armatosura kur ushtarakët shqiptarë u masakruan në Peshkepi, por policia e agjencitë e tjera nën komanden e tij nuk bën asgjë-zero, për të hetuar e çuar para drejtësisë terroristët; madje nuk ka asnjë veprim-zero letër porosi edhe në rastin e arrestimit të Belerit në makinën me armët e Peshkëpisë!

3-Ku jane provat e gjetura ne vendngjarjen e Peshkëpisë? Ku? Si ka mundesi qe dosja ka vec kapak e asnje dokument brenda? Çu bene provat?! Është shumë pis e gjitha! Vjen erë të tmerrshme.

SHKARKO APP