Berisha ironizon me rolin e ri të Bashës: Eksperiencë me rusët ka ai

Sali Berisha nuk lë pa komentuar caktimin e Lulzim Bashës raporter për konfiskimin e aseteve ruse, nga Këshilli i Europës. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, i pyet për këtë çështje Berisha u përgjigj: “Eksperiencë me rusët ka ai, kaq mund të them…”.

Në lidhje me mbledhjen, Berisha u shpreh kështu para gazetarëve: “U diskutua agjenda e nesërme e Parlamentit, qëndrimet që do të mbajnë deputetët, u diskutua gjerësisht mbi drejtimin disfunksional, në kundërshtim me ligjin, nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar; braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto, grupi parlamentar i opozitës do të japë përgjigjet e merituara”.

SHKARKO APP