Berisha: Jam në garë të hapur për kryetar të PD-së
Sali Berisha edhe njëherë rikonfirmoi se do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD-së. Berisha u shpreh se ai fton cilindo të interesuar t’i bashkohet garës, duke theksuar se ajo do të jetë më e hapur se ndonjëherë.
“Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet, jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme.
I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë.
Të themi që nuk vendos Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim”.