Berisha: Javën e ardhshme shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar
Aktualitet E Premte, 22 Tetor 2021 18:56
Nga ”Foltorja” me demokratët në Berat, kryeministri Edi Rama bëri me dije se javën e ardhshme do të shpallet data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. I pyetur nga qytetarët, Berisha shpjegoi sesi mblidhet Kuvendi. Sipas statutit përcaktohet që Kuvendi të thirret nga Këshilli Kombëtar, por nëse ¼ e delegatëve voton për mbledhjen, atëherë atyre iu njihet e drejta edhe nëse do ose jo kryetari i partisë apo Këshilli Kombëtar.