Berisha: Jemi në kushtet e një grushti shteti

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se aktualisht jemi në kushtet e grushtit të shtetit, për shkak të asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese.

BerishaNuk po zgjidhet bojkoti si një mjet. Vendi është në kushtet e grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute. Në çdo manual, asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese përbën grusht shteti brenda shtetit. Sot Edi Rama ka marrë pushtetin e drejtësisë.

“Thirrje intelektualëve dhe një mesazh PD-së për botën akademike”

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha i bëri thirrje akademikëve që të ngrihen për integrimin e vendit në BE, ndërsa theksoi se opozita duhet të ofrojë pranë saj akademikët dhe intelektualët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Deri tani, ajo ka bashkuar parti opozitare të një spektrit të gjerë. Kjo nuk mjafton. Rëndësi të jashtëzakonshme ka një ndryshim të elitës. Një vend ka forcat politike, por një vend ka elitën akademike, atë publicistike. PD dhe opozita duhet të përpiqen shumë më tepër për të krijuar një front shumë më të gjerë. Sikundër them që është fatkeq ai intelektual, shkrimtar, gazetar, ai mjek, inxhinier, që nuk ka të qartë interesin që duhet të luftojë që është integrimi. Është një detyrë mendoj unë, është një apel e të gjithë individëve, botës akademike, që të ngrihen, të ngrenë zërin e tyre për integrimin.

“Ramës i nxorën kartonin e kuq, BE ia mbylli dyert”

Ish-kryeministri  tha se ndërkombëtarët i kanë mbyllur dyert Edi Ramës. Berisha tha se BE i nxori kartonin e kuq në 2016 dhe në 2018, duke mos i hapur negociatat.

Sali Berisha: Një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigande, por të jetë e vendosur.

Beti Njuma: Si mund të flasim për një lëvizje popullore kur qeveria e Ramës njihet nga SHBA dhe BE?

Sali Berisha: Ka një moment, nëse ka dicka të keqinterpretuar, tmerrësisht është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Ramës. Ky qëndrim është më negativ që mund të mbahet ndonjëherë. Në 2016 i nxori kartonin e kuq, i mbylli derën për negociatat. Në 2018 i mbylli derën për negociatat. Për qeverinë një është programi më kryesor, qëllimi më kryesor, procesi i integrimit në BE. Me Edi Ramën ky proces është bllokuar. Mos prisni që qeveria e SHBA dhe BE të fusin ushtrinë për të rrëzuar Ramën. Nga 5 kushte që ishin në 2016 u bënë 13 kushte në 2018.

“Ne nuk krijojmë çeta kundër pushtetit, por lëvizje popullore”

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetari Arian Çani se pse opozita nuk i përgjigjet me të njëjtën mënyrë qeverisë.

Berisha: Unë e thashë që ne nuk krijojmë çeta. Ne krijojmë lëvizje popullore e cila e fshin nga faqja e dheut këtë pushtet shumë herë më shpejt dhe fuqishëm se të gjitha bandat e Shqipërisë të marra së bashku dhe çdo forcë tjetër. Rumania është rast tjetër sepse zgjedhjet nuk janë kontestuar. Këtu këtë betejë shqiptarët e kanë për jetë a vdekje për votën e tyre. Në lëvizje nuk merr pjesë kurrë totaliteti i popullatës, merr ajo pjesë që ka arritur pikën e vlimit. Fillimisht mund të jenë 200 dhe brenda pak ditësh mund të bëhen 3 mijë. Thirrja ime është pikërisht kjo; një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigante, por të jetë e vendosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?