Berisha: Jeni si qeveria e Gates

Seanca parlamentare ka nisur sot me debate rreth ndryshimeve ne ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ndryshime këto që ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar si të turpshme.

Duke marrë fjalën pas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Berisha tha se “ishte kërkesa më minimale etike që zonja të kërkonte ndjesë publike për ndryshimet antikushtetuse që i bëri ligjit, vetëm që Edvini të bëhej sulltan, të merrte dhe funksionet kushtetuese të komandantit të përgjithshëm që i ka kryetari i shtetit. Ligj kur ministër i Mbrojtjes e kryeminister ka qenë Pandeli Majko, është miratuar në atë kohë padyshim".

"Si duket sot, si qeveria e Gates, të gjithë Gate, po Gatja ishte burrë më i mirë se ju", ishte një tjetër batutë e ish-kryeministrit në seancën e sotme plenare.

SHKARKO APP