Berisha: Jo fushatës së luksit e tapeteve të qeveritarëve

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mënyrën se si u organizua mbyllja e fushatës elektorale në Tiranë nga mazhoranca.   Berisha e ka cilësuar fushatën si fushatën e luksit, kolltuqeve dhe tapeteve qeveritare.   

Ai u bën apel qytetarëve që  t' i thonë jo kësaj fushate luksi.   Shkrimi i plotë i Sali Berishës   Jo fushatës së luksit, kolltuqeve, tapeteve të qeveritarëve makute që vjellin në sheshe mundin, djersën tuaj!  

Të dashur miq, fushata e kolltuqeve, luksit dhe tapeteve e mazhorancës së qelbësirave, pikon në çdo skaj, në çdo qelizë të saj mundin, djersën, paratë, taksat tuaja të vjedhura nga qeveritarët dhe njerëzit e tyre dhe i derdhin ato shesheve për të mashtruar ju, njerëzve të punës djersës, sakrificës, vuajtjes por dhe të varfërisë e papunësisë. 

SHKARKO APP