Berisha: Katastrofë! Me Edvin Mafinë investime të huaja nuk ka dhe nuk mund të ketë

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si “Katastrofë” rënien me 85 vende në renditjen e vendeve për mbrojtjen e investimeve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se në 6 vitet e fundit asnjë investitor serioz i huaj nuk ka nisur investime në Shqipëri për shkak të klimes anti-biznes që mbizotëron në narkoshtetin e Edi Ramës.

Sipas tij, me “Edvin Mafinë” investime të huaja nuk ka dhe nuk mund të ketë!

“Katastrofë! Shqipëria e narkoshtetit të Edvin Mafisë pëson rënie katastrofike, zbret me 85 vende për mbrojtjen e investimeve! Të dashur miq, në 6 vitet e fundit asnjë investitor serioz i huaj nuk ka nisur investime në Shqipëri për shkak të klimes anti-biznes që mbizotëron në narkoshtetin e Edvin Mafis.

Këtë vit, përveçse Shqipëria sipas Bankës Botërore është e fundit në Europë, për klimën e biznesit ajo tani renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti. Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve.

Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë. Si përfundim, me Edvin Mafinë investime të huaja nuk ka dhe nuk mund të ketë!”, shprehet në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP