Berisha: Kemi programin që i jep përgjigje varfërisë, 2025 është viti i fitores

Sali Berisha flet i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit në takimin me demokratët e njësisë 7. Ai tha se PD do të paraqesë para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente varfërisë së frikshme, sipas tij, që po largon shqiptarët.

”Uroj nga zemra një vit në lartësinë e pritshmërive tona, një vit të opozitës, një vit të fitores sonë. I dashur Belind, i dashur Lefter, Klevis, Avni, Grigels, Genti. Një përshëndetje të përzemërt dhe për ju, për punën që bëni dhe keni bërë gjatë këtij viti, në të cilin ne kaluam në situata në të cilat u provuam para shqiptarëve, së pari gra dhe burra, të rinj dhe të reja të pamposhtur, sepse mbrojtëm kauza të drejta.

Ne nuk kishim fuqi mbinjerëzore, por fuqia e kauzës së drejtë dhe të vërtetës është mbinjerëzore, është sa hyjnore aq dhe tokësore. Ne, gjatë këtij viti u përballëm me format më të egra të represionit, format më të egra të censurës. U përballëm me shfaqjet më të shëmtuara të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, por ja ku jemi sot më të vendosur se kurrë në fitoren e 11 majit. Ne, jemi sot më të sigurt se kurrë në fitoren e 11 majit, sepse sot, para çdo shqiptari ne paraqitemi avoketër të ndershëm, të guximshëm të interesave të tij”.

SHKARKO APP