Berisha kërcënon Ramën: Demokratët ta treguan njëherë vrimën e miut

Sali Berisha, ashtu si Lulzim Basha një ditë më parë, shkruan sot se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar rrethimin e selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e së hënës.

Berisha thotë gjithashtu se Rama po provokon dhe zemëron demokratët.

Ai kalon më tej në kërcënime, duke thënë se ata do t’i tregojnë Ramës vrimën e miut.

“Te dashur miq, ne nje akt provokacioni te ulet te tipit stalinist, Edvin Kristaq Rama rrethoi dje me fallangat e tij te krimit, me bandite me uniforme dhe pa uniforme seline qendrore te Partise Demokratike. Me kete akt te mirefillte terrori publik ndaj Partise Demokratike, anetarve e simpatizantve drejtuese te saj, kreu i mafies shteterore dhe krimit te organizuar, kercenoi e perdori force banditeske shteterore ndaj opozites shqiptare dhe partise saj kryesore. Eshte ky rasti ti themi sot kryemafiozit Rama se demokratet, as ti as eterit e tu biologjik e politik dhe as vrasesit e tu me dhe pa uniforme nuk mundet kurre ti trembin, ti themi se mos i provoko dhe zemero demokratet se siç te kane treguar njehere vrimen e miut, ata jane gati te ta tregojne perseri, sa here qe ti te mendosh se mund ti kercenosh. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi sa me pare ne nje revolucion demokratik per te shporrur pushtetin e bandave dhe te krimit qe po shkaterron vendin”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP