Berisha: Këta të rrahin natën dhe të qajnë ditën

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rrahjen e drejtorit të shëndetit publik të Lushnjes, Pjerin Vogli. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se rrahja e drejtorit është bërë për shkak të denoncimeve që ka bërë Vogli tek Kryeministri për tenderat në Bashkinë e Lushnjes.

Postimi i plotë i Berishës në FB

“Rrihet egersisht me urdher te Fatos Tushes, nga banda Hakmarrja per Drejtesi, kryetari i PS te Krutjes dhe drejtori i shendetit publik te Lushnjes, Pjerin Vogli

Te dashur miq, sot ne mengjes anetare te bandes Hakmarrja per Drejtesi kane marre me force ne zyren e kryetarit te bashkise ne largim te Lushnjes, Fatos Tushe dhe kane goditur dhe demtuar rende drejtorin e shendetit publik te rrethit te Lushnjes dhe Kryetarin e PS per Krutjen z. Pjerin Vogli si dhe kryetarin e komunes Allkaj (i PS ) z. Erges Gjordeni.

Shkaku i dajakut te Partise mendohet se eshte denoncimi qe Pjerini u ka bere tek Rama, tenderave qe Fatos Tushe, jashte te gjitha kritereve ju ka dhene anetarve te bandes Hakmarrja per Drejtesi. Burime te tjera thone se shkaku eshte nje pershendetje dhe shtrengim dore e rastit e Voglit me kandidatin e opozites. Ngjarja ka shkatuar revolten e thelle te socialistve te Krutjes por dhe te punonjesve te shendetsesise qe kane respekt per drejtorin e tyre.

Mesohet se anetar te bandes, qe keqtrajtuan shtazerisht Voglin, dhe kryetari ne largim i bashkise Fatos Tushe, eshte paditur ne prokurorine e Lushnjes. Per te qetesuar gjakrat, sot paradite ne shtepine e Voglit shkoi vet Gramoz Ruci, i cili iu lut drejtorit te kujdesit shendetesor te Lushnjes dhe kryetarit te PS te Krutjes, por pa sukses, te mbyllte padine ndaj anetarve te bandes dhe Tushes! Kesaj i thone te rrahin naten dhe te qajne diten”.

SHKARKO APP