Berisha: Kjo fushatë, më e keqe se ajo e “97-ës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në abcnews ku që në fillim të bisedës foli për fushatën elektorale. I pyetur nëse ishte e gabuar që nuk u aktivizua në këtë fushatë ai tha se nuk ishte penduar që mori një vendim të tillë. “Është një vendim që e mora dhe nuk jam penduar. I takonte kryetarit të ri të udhëhiqte fushatën” – tha ai. Berisha nënvizoi se kjo fushatë i ka tërhequr vemëndje për diçka të rëndë. “Kjo është fushata që është përfshirë më shumë krimi. As në vitin 97 nuk ka pasur një aktivizim kaq të gjerë të personave të inkriminuar. Është përfshirë në fushatë, administrata, policia dhe ushtria. Unë nuk kam qenë kundër që punonjësit e administratës të tregojnë bindjet e tyre, por aktivizimi i policisë është papranueshëm” – tha ai.   

SHKARKO APP