Berisha koalicion me PL, PDK, PBDNJ për kandidimin e këshilltarëve bashkiakë. Për kryetarët do jetë koalicion më i gjerë
Pasi KQZ-ja nuk e njohu Sali Berishën si kryetar të PD-së, ky i fundit e ka gjetur zgjidhen për të qenë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në koalicion do të jenë Partia e Lirisë, ajo e të Drejtave të Njeriut, dhe Partia Demokristiane. Berisha theksoi do të përfshihet i gjithë spektri i djathtë si koalicion politik teksa shtoi se koalicioni i gjerë do të jetë me shumë parti.
Cili do të jetë emri i koalcionit?
Berisha: Tani po diskutojmë për finalitetet e fundit. Në parti në koalicion do të jenë: PL, PBDNJ, PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Aq sa lejon ligji. Ligji ka përcaktimet e veta, por ndërkohë koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik, përveçse ndonjë njeriu që do të ndjekë rrugën e vet. Do të jetë ky një koalicion për kandidimin e këshilltarëve së bashku, kurse koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti, i cili zotohet të mbështesë kandidatët.
Si do të jetë ndarja për Këshill Kombëtar? Çfarë peshe do të ketë PD?
Berisha: Në këto raste janë duke u marrë të tjerë, por ka një ligj. Merret për bazë rekordi elektoral.
Z. Berisha, ne dimë që grupimi juaj në mënyrë legjitime nuk njihet?
Berisha: Shkruaje FITIMTARË! Shko e shih fytyrën sterrë të Edi Ramës.