Berisha krah Boçit në Elbasan: Emisarët e Ramës, Gjiknurët e Ballat, shpërndajnë para dhe blejnë vota

Sali Berisha denoncoi sot nga Elbasani se po blihen vota për llogari të Partisë Socialiste. Teksa mbylli fushatën në krah të kandidatit Luçiano Boçi, ish-kryeministri Berisha tha se emisarët e Edi Ramës, Gjiknurët, Ballat, shpërndajnë si hyena para dhe blejnë vota.

”Sot Edi Rama ju jeni dëshmitar, u angazhua në një luftë të egër primitive kundër opozitës. Bëri gjithçka të rrëmbejë të gjitha pushtetet në duart e tij. Bën gjithçka të shkelmojë, dhunojë votën. Emisarët e tij, Gjiknurët, Ballat, etj., etj., shpërndajnë si hiena para dhe blejnë vota.

Por kjo blerje votash konvertohet e tëra në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familje shqiptare një fatkeqësi të madhe, i solli një varfëri në rritje, i solli një rrogë të ngrirë, një pension të ngrirë, largimin e fëmijëve nga vatrat e tyre. Ndaj dhe koha është me këtë reflektim ti japim atë që meriton Edi Rama, këtë ngricë të stërzgjatur të pushtetit të një njeriu ta shndërrojmë me votën në pranverë të demokracisë.

Të votojmë për Luçiano Boçi, intelektualin e shquar, njeriun që don Elbasani, që ka hartuar së bashku me ju projektin e një Elbasani ndryshe, Elbasani tjetër, një Elbasani qytet dinjitoz për qytetarët e vet”,-tha Berisha.

SHKARKO APP