Berisha kujton fotografin grek që dokumentoi krimet e serbëve në Kosovë
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të fotografit të madh grek, Yannis Behrakis.
Ai u nda nga jeta të dielën në moshën 58-vjeçare pas një betejë të gjatë me kancerin.
Berisha shkruan se Behrakis do të jetojë përjetë me fotografinë e tij, ndërsa ka publikuar disa nga fotot e realizuar prej tij gjatë Luftës në Kosovë, të cilat pushtuan mediat botërore.
Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, nuk harrohet fotografia e tij që përshkruan momentin kur një baba nga Kosova vendos në arkivol djalin e tij dy vjeçar, të vrarë në luftën e zhvilluar atje në fund të viteve ’90.
Berhakis, kryeredaktori i Departamentit të Fotografisë në Reuters, punoi për këtë agjenci për gati 30 vjet, duke mbuluar ngjarjet më të rëndësishme të planetit, nga konfrontimet në Afganistan, në Afrikë, Çeçeni, e deri në tërmetin e fuqishëm në Kashmir, apo revolucionin në Egjipt.
KOHA JONË SONDAZH

