Berisha kundër kandidatit të Alibeajt në Mat: Mos votoni kandidatët e ”rivdekjes”, secili është me dosje për burg

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mat, Skëndër Gjuci, për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë thirrje që në 14 Maj të votohet për Gjucin, teksa thotë që të mos votohen kandidatin e PD-së, të cilët i ka quajtur “kandidatët e mafias shtetërore” dhe të “rivdekjes”.

”Mos votoni kandidatët e mafies shtetërore, secili është me dosje për burg sepse me dosje për burg është Rama sepse ka firmosur me dorën e tij pam-pam-pam dhe fap-fap për 3 djegësa në kundërshtim flagrant me ligjin sepse firmosi për veten dhe arabin e tij, aferën e Portit të Durrësit, 5 miliardë euro.

Mos votoni kandidatët e “rivdekjes” sepse janë të gjithë për burg sepse për burg është Edi Rama, është McGonigal, Rama është McGonigal tej Atlantikut. Janë firmat e tij që faktojnë se vendosen vetëm për të vjedhur vetë me klanin e tij, Me Agaçin, Ahmetajn e Veliajn”.

SHKARKO APP