Berisha: Kutia e zezë e helikopterit u hap për të fshehur krimin shtetëror

Ish -kryeministri Berisha hedh dyshime mbi kutinë e zezë të hekopteri të ushtrisë të rrëzuar në liqenin e Shkodrës. Ai thotë se kutia është hapur qëllimisht për të fshehur një krim shtetëror. Berisha sjell në vëmendje faktin se kutitë e zeza nuk hapen as nga shpërthimet e mëdha apo aksidentet më të rënda.

Postimi i plotë: 

Per te fshehur krimin e shemtuar shteteror, Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejne kutine e zeze!

Te dashur miq, cdo qytetar i ketij vendi sot duhet te shtroje pyetjen se pse eshte hapur kutia e zeze e helikopterit qe ra nga vec 15 metra lartesi mbi liqen?

Kutia e zeze eshte projektuar per te rezistuar edhe shperthime nga lartesi shume te medha, ajo ka rezistuar dhe eshte gjetur e pademtuar dhe ne avionet e e rrezuar me raketa apo valixhe tritoli ose e rene ne mijera metra thellesi te detit. Por ne vendin e korrupsionit me te larte qeveritar ne bote, kutia e zeze cahet dhe hapet per te zhdukur provat e korrupsionit qeveritar qe coi ne krim shteteror me jetet e dy piloteve.

Kjo eshte bere vetem e vetem me urdher te Edi Rames. Ky eshte nje turp dhe krim makaber qeveritar i Edi Rames dhe banditeve te tij! sb

SHKARKO APP