Berisha: Ky regjim po sjell monizmin që vari Havzi Nelën

Përvjetori i 34-të i vdekjes së poetit Havzi Nela ishte një moment për liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha për të sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cilësuar si pasardhësi i “xhelatit që ka firmosur dënimin e poetit”.

Një e kaluar nga e cila sipas Berishës Rama nuk eshte distancuar. “Më vonë do të deklaronte se, babai im ka qenë komunist dhe ata kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Cila ishte ana e drejtë e historisë, përpjekja për të shndërruar Shqipërinë në republikë të 7-të të ish-Jugosllavisë?”, ishin fjalët e Berishës në një takim në kryeqytet, që cilësoi sërish Ballkanin e Hapur si mjeti me të cilin synohet të arrihet ai objektiv.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?