Berisha: Le t’i urojmë Papës sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor
Sali Berisha uroi sot nga Shkodra, ku po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për koalicionin PD-ASHM, Papën e sapozgjedhur.
”Me qindra-mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e Shenjtërisë së Tij, Papës së sapozgjedhur.
Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë.
Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin”, nënvizoi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

