Berisha lëshon akuza ndaj Yuri Kim: Bashkëpunon me Ramën për të rrëmbyer logon e PD

Gjatë një interviste për RTSH me gazetaren Elona Meço, kryetari i PD-së Sali Berisha vijon me akuza të forta në drejtim të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në një kohë kur në Gjykatën e Apelit nuk ka asnjë vendim se kujt i përket vula e partisë, Berisha ka drejtuar gishtin drejt diplomates amerikane, duke thënë se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama po punojnë kundër PD-së.

“Ju pengon në objektivat që keni padia gjyqësore me palën tjetër? Mungesa e vulës zyrtare, logos, etj?

Berisha: Nuk ka palë tjetër këtu. Ka qeveri dhe guvernatorja, Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe grupimi tjetër i PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Jo, ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria, që me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja Yuri Kim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?