Berisha lëshon akuza nga selia blu: Balla ka porositur vr@sje!

Me rikthimin në selinë blu, Sali Berisha mbajti një konferencë për gazetarët, nga ku menjëherë ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë. Ai u shpreh se Taulant Balla është i akuzuar se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat, duke e quajtur atë si kriminelin më të madh.

“Taulant Balla është iu akuzuar për porosi vrasjesh. Ai ka një mburojë politike dhe me të bëhet më i forti i qytetit dhe merr shefat e policisë, dhe drejtuesit e gjykatave. Më kriminel nga të gjithë është Edi Rama sepse i pret në zyrë. Edi Rama është personi më i lakuar, më i cituar në Sky”, u shpreh Sali Berisha.

Kryedemokrati u shpreh edhe se procesi gjyqësor i zhvilluar ndaj tij është piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës, pas luftës së dytë botërore. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë, që sipas tij, ka ndikuar në arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetit demokrat Ervin Salianji.

”Fundi i një procesi politik të turpshëm. E kam quajtur piramida gjyqësore më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës pas luftës. Shqipëria ka procese politike nga më të rëndat. Një deputet i ri është në qeli, sepse në emër të betimit që kishte bërë në Kushtetutë, mbrojti interesat e shqiptarëve. Një ish-President u zvarrit në mes të rrugës dhe u godit, në mënyrën më të pashembullt në gjithë historinë. Ky është një hap i parë shumë i rëndësishë, një dëshmi që kjo diktaturë të ardhme nuk ka”, tha Berisha.

SHKARKO APP