Berisha live me demokratët e Amerikës: Foltore historike, jemi në një revolucion paqësor të pandalshëm!
Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot Foltoren “live” me shqiptarët në New Jersey që jetojnë në SHBA.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare të dy vendeve më të dashur për shqiptarët, Shqipërisë dhe SHBA. Ju përshëndes përzemërsisht dhe përulem me shumë mirënjohja para jush që u bashkuar nga të 4 anët e atij vendit të madh në një Foltore Historike.
Kjo është historike sepse në historinë e kombit tonë shqiptarët e Amerikës, diaspora dhe emigracioni kanë luajtur dhe do luajnë gjithmonë një rol themelor. Një rol të madh të mbështetjes së fuqishme të çdo angazhimi të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtarë.
Unë dua tu rrëfej se kam gjetur optimizëm si në revolucionin paqësor të dhjetorit 1990. Si ka mundësi që të ekzistoj kjo shkallë pesimizmi dëshpërimi në shoqërinë. Shqiptarët përballen me një diktaturë të llojit tjetër të bazuar në dogmën dhe regjimin e dikurshëm të Shqipërisë”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

