Berisha: Mafia me kollare i është sulur Akademisë së Shkencave

Sali Berisha thotë se miratimi me urgjencë i ligjit për Akademinë e Shkencave është një tjetër tregues i fundit të parlamentarizmit.

Berisha heq paralele mes ngjarjes në Borizanë të Fushë-Krujës, ku u përfshinë të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe miratimit të njëanshëm të ligjit që i mundëson Skënder Gjinushit qëndrimin në krye të Akademisë së Shkencave.

“Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit[…]. Këtu mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave”, tha Berisha.

SHKARKO APP