Berisha: Marr përsipër problematikat e krijuara nga Basha, zgjedhjet për krerët e degëve të shtyhen

Thirrja e Sali Berishës nga selia blu, është që çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron. Ai tha se disa prej tyre më kanë kërkuar që procesi i zgjedhjeve për krerët e degëve të shtyhet nga data 3 në 20 prill. Berisha madje shtoi se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe tashëm ai merr përsipër problematikat e krijuara nga ai.

”Demokratët janë të angazhuar se duan të bashkojnë partinë. Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron. Disa prej tyre më kanë kërkuar që procesi i zgjedhjeve për krerët e degëve të shtyhen nga data 3 në 20 prill.

Unë diskutova për këtë çështje në Komisionin e Rithemelimit dhe komisioni ishte dakord dhe në kontekst po hartohet udhëzuesi. Është një proces shumë pozitiv që duhet të mirëkuptoj se është penguar edhe nga marrëdhënia që kanë pasur me kryetarin e PD-së.

Basha ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e krijuara nga ai. Është krijuar logoja në mënyrë të padrejtë që nuk iu dha PD-së. Sot këta faktorë nuk ekzistojnë më, sepse kemi një logo të regjistruar në gjykatë dhe një statut të një Kuvendi”.

SHKARKO APP