Berisha: Mas*akra e 30 tetorit e licencuar nga banda e PS-së
Sali Berisha, nga dritarja e banesës këtë mbrëmje komentoi tubimin që u mbajt këtë të shtunë në Shkodër pas masakrës me 3 viktima disa ditë më parë. Akuza e Berishës, është se krimi i 30 tetorit është i licencuar nga banda e PS-së.
”Të dashur miq, masakra e Shkodrës e datës 30 tetor, para se të jetë një histori krimi, para se të jetë një histori mafioze, është një histori krimi dhe mafie shtetërore, e para;ajmëruar por e licencuar nga shteti mafioz. Kjo masakër ndodhi edhe pasi një nga viktimat e saj, i ndjeri Arlind Bushati, 32 vjeç, e kishte paralajmëruar se do të ndodhte.
19 ditë para atentatit, disa kriminelë me pistoleta u përpoqen të shtinë dhe t’i marrin jetën Arlindit tek pinte kafe me shokët e tij. Pistoletat për fat nuk shkrehën. Ky ishte paralajmërimi i masakrës makabre që tronditi Shkodrën dhe Shqipërinë.
Pas atentatit të dështuar, Arlindi denoncoi në narkopolici. Atje kishte dëshmitarë. Mediat e transmetuan ngjarjen. Por çfarë bëri narkopolicia? Asnjë masë! Asnjë mbrojtje për Arlindin. Asnjë ndalim për të dyshuarin! Asnjë marrje në pyetje. Sepse ajo ishte një me bandën e partisë”.