Berisha: Mashtrimet e narkoshtetit, ja si po i marrin 40-mijë lekët punëtorët
Punonjësit e fasonerive të mbyllura po mashtrohen sistematikisht nga qeveria për të ashtuquajturën “pagë të luftës”. Pas Paketës së parë të qeverisë, ata që nuk përfituan, shpresuan tek e dyta, tek pagesa 40 mijë lekë në muaj, por edhe e dyta rezultoi një mashtrim.
Një denoncim me fakte është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb për një fasoneri, ku pronarja në kompromis me Drejtorinë e Tatimeve, paguan me 40 mijë lekë vetëm “të përzgjedhurit” prej saj.
Berisha e ka publikuar mesazhin e punonjësit me këtë konkluzion: “Ja si po marrin 40 mijë lekët punëtorët! Mashtrime, vjedhje, mashtrime të narkoshtetit!”
Përshëndetje Profesor- Doktor Sali Berisha
Dua të denoncoj një rast që po bëhet me pagën e luftës që po jep qeveria, 400 mijë lekshin.
Fasoneria që punoj që më 11 mars 2020 e deri në ditën e sotme ka qënë e mbyllur – kemi qëndruar në shtëpi.
Firma (pronarja)na komunikoi që paga e luftës është refuzuar; tani na del që pronarja paska bërë kompromis me personat e Tatimeve dhe po ju jep vetëm atyre që ju do qejfi, pagën prej 400.
Po ju jap një fakt konkret që po ndodh me shpërndarjen e pagës së luftës pasi e marrin vetëm oligarkët e hajdutët e Rilindjes. Fasoneria është “Zeneli” SH.P.K.
I shoqi i pronares punon në shtet, është person i lartë, prandaj bën këto veprime e ne që vuajmë për bukën e gojës.
Ju lutem postojeni sa më parë këtë padrejtësi që po bëhet për bukën e gojës dhe deklarojeni fasonerinë, se kush është Zeneli SH.P.K.