Berisha mbledh Këshillin Kombëtar pas burgosjes së Salianjit: Vendimi, si “plumba” për opozitën

PD ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ndërsaBerisha po merr pjesë përmes video-konferencës. Në nisje të mbledhjes, Edi Paloka tha se kanë dalë në një propozim konkret për mënyrën sesi do të vazhdojë aksioni opozitar, teksa më pas fjalën i dha Sali Berishës.

Berisha u ndal te arrestimi dhe burgosja e deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar “vendim politik si plumba për opozitën”.

“Sot mbledhje emergjente të lidhur me fatin e demokracisë, e pluralizmit, dhe sovranitetit kombëtar. Prej ditësh nuk është ajo që ishte. Pas 34 vitesh në Shqipëri është kthyer hija e zezë e narkodiktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ditë më parë një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan i ri, që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur poste, u dënua me burg, u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij dhe të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me burgosjen e Salianjit për denoncimin e tij guximtar, Rama nisi fushatën e hakmarrjes, terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve. Në sytë e çdo shqiptari, ishin dëshmitar të triumfit në sallën e gjyqit, në sallën e parlamentit, nën rreshtimin me urdhër politik të të gjitha institucioneve të narkoshtetit dhe drejtësisë sorosiane, në përdorimin e vendimeve politike si plumba për opozitën duke burgosur një deputet, të ri politik të pafajshëm”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?