Berisha mbledh krerët e degëve: Rroga minimale 500 euro, të papunët do të marrin 200 euro

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike. Premtimi u bë nga Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve në selinë e PD-së. Po nga ana tjetër, Berisha tha edhe se të gjithë të papunët do të marrin 200 euro.

”Ne vendosim minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh, nënkupton që 500 mijë shqiptarë, ose më shumë në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, ose marrin 120 euro, ose marrin 170 euro. Që të gjithë 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrin 200 euro. Mos harroni se janë 244 mijë pensionistë që marrin pensione të plota. Kurse jo të plota, marrin 246 mijë e 500 pensionistë që marrin pensione nga ta zëmë 140 gjer në pjesëtoje pastaj me proporcionin. Të gjithë të papunët do të marrin 200 euro. Të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike do të marrin 200 euro”,-tha Berisha.

Një tjetër premtim është edhe për qytetarët me rrogë minimale, që sipas tij do të pajisen me kartën e konsumatorit. Ndërsa theksoi se rroga minimale në Shqipëri do të jetë 500 euro. Berisha premton edhe ulje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, që sipas tij është i mundshëm për shkak të diversifikimit të këtij sektori.

”Ne do të përmbysim skemën aktuale të shpërndarjes së të ardhurave. Energjinë elektrike e keni patur 77, do të zbresë në 70 për 300 kilovatët e parë. E keni patur 60 për biznesin, prapë do të zbresë te 60. Gjatë këtyre viteve me HEC-et private, prodhimi i energjisë po shkon drejt dyfishimit të asaj që prodhonim para strategjisë sonë të ndërtimit të HEC-eve. Plus që ka burime të tjera n.q.s krijohen probleme, është TAP-i dhe mundësi të tjera”.

SHKARKO APP