Berisha: Mbusha 71 vjeç, tani jam në vitin e parë të vjeshtës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi në rrjetin social se ka mbushur 71 vjeç, duke theksuar se ky është viti i parë i vjeshtës, stinës që e ka dashur gjithmonë.

“Te dashur miq, sapo mbusha 71 vjet, ose vitin e pare te vjeshtes time, stines qe une kam dashur dhe dua me shume!

Kjo dite per mua eshte para se gjithash rasti me i bukur per te shprehur nga thellesite e zemres mirenjohjen me te madhe, admirimin me te pakufishem per Lilin, femijet, niperit, mbesat, te gjithe familjaret e mi, miqte, te afermit, bashkepunetoret e te gjithe ketyre viteve, dashuria, miresia, sakrificat, mbeshtetja e te cileve, jane sublimuar ne energjine, motivimin, frymezimin e pashtershem te çdo dite, jave, muaji e viti te jetes time! Te gjitheve me shpirt”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP