Berisha: McGonigal u kontraktua për të vrarë pluralizmin në Shqipëri

Gjatë një takimi me demokratët e degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, Sali Berisha, tha se rreth 200 mijë shqiptarë, kryesisht mbështetës të opozitës, janë larguar nga vendi përgjatë dy viteve të fundit. Në lidhje me rastin McGonigal, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ish-zyrtari i FBI-së nuk është gjë tjetër veçse një vrasës me pagesë, i kontraktuar për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri.

”Gjatë 2 viteve, nga Shqipëria janë larguar rreth 200 mijë qytetarë. Përgjithësisht mbështetës të opozitës. Nuk rriten rrogat. Nuk rriten pensionet. Për shkak të inflacionit bëhen gjithnjë e më pak të vlefshme.

Njeriu që udhëton 137 herë me avion çarter në dispozicion nuk mund të qajë hallin e atij që numëron paratë për vaktet e bukës e që nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të niset në dhera të tjera. Ai që ha darka me faturë 10 mijë euro nuk ia di atij që nuk ka darkën në shtëpi.

As presidenti i SHBA nuk do t’ia lejonte vetes një gjë të tillë. Pasuritë publike shkojnë të gjitha për pasurimin e klientelës dhe oligarkëve të tyre. Edi Rama kontrakton vrasës me pagesë për opozitën shqiptare, për të vrarë një forcë politike për të vrarë pluralizmin dhe demokracinë. Rasti McGonigal është historia më e turpshme dhe kriminale. Ne nuk duhet ta tolerojmë kurrë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP