Berisha: Me çdo demokrat dhe shqiptar, do të vendosim sovranitetin në PD. Basha nën presion

Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në ”Syri TV”, dhe nga aty po komenton situatën e përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së dhe se çfarë do të bëhet më tej. Vendimi i përjashtimin u bë e ditur nga Lulzim Basha, përmes një konference për mediat.

I pyetur nëse do të bëj parti të re, Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se do bënte gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë. Po ashtu Berisha tha se Basha duhet të jepte 5-herë dorëheqjen.

“Me veprimin e tij, Basha shkelmoi parimet themelore, PD e kanë themeluar zotërinj, studente intelektual, në kulmin e izolimit dhe rrethimit, kanë vendosur parimin e të drejtave njerëzore, sot Lulzim Basha nën presionin të lobimit korruptiv, Rama-Soros, shpall vendim të paligjshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Tani unë besoj se këto që të thashë, një gjë të siguroj së Sali Berisha do bëj gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë, që Lulzim Basha do të jepte 5 herë dorëheqjen para se të shkelmonte”.

SHKARKO APP