Berisha me dy gishta lart në protestë
Ish-kryeministri, Sali Berisha është shfaqur në protestën e sotme të opozitës. Ai është parë me dy gishta lart në mes të tymit të krijuar nga flakadanët e hedhur nga protestuesit. Nuk ka zgjedhje pa opozitën është mesazhi kryesor i kësaj proteste. Lideri demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur fjalimin e tij përpara kryeministrisë dhe i ka bërë thirrje protestuesve ta ndjekin drejt parlamentit. Ai i ka kërkuar atyre që të ndezin dritat e celularëve, duke i quajtur ato drita shprese, për të marshuar më pas drejt sallës së seancave plenare.
KOHA JONË SONDAZH

