Berisha me zyrë të re në PD, Bardhi: S’ka kohë të reagojë, dhe Rama po ndihet i tmerruar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar lajmin e fundit se Sali Berisha tashmë ka zyrë të re në PD. Me ironi Bardhi thotë se Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit nuk kanë kohë të reagojë për raportin e DASH, dhe se Edi Rama do ndihet i tmerruar.

“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?