Berisha: Mendoj 50 herë në ditë të largohem nga Kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mendon 50 herë në ditë për lënien e mandatit të deputetit, duke theksuar se me reformën në drejtësi, çdo institucion tjetër është bërë fiktiv.

Megjithatë, deputeti i PD shtoi se ky është një vendim që i takon grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, të cilët nuk duhet të ndikohen nga opinionet e tij.

“Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë”, u shpreh ai në “Ora News”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?