Berisha merr në mbrojtje Ballistin: Rama e poshtëroi mizorisht

Sali Berisha ka marrë publikisht në mbrojtje Ismail Morinën, i njohur si Ballisti, edhe pse ai u ndalua me dy pistoleta, në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme dhe me tension, siç ishte ajo me Serbinë.

Sipas Berishës, Rama e poshtëroi dhe linçoi mizorisht Ismail Morinën, duke e akuzuar se do vriste Vuçiç dhe duke i hequr bluzën me shqiponjën gjatë seancës së djeshme gjyqësore.

“Me urdher te Edi Rames, Morines, te cilin ai e akuzoi se do te vriste Kryeministrin e Serbise dhe e linçoi mizorisht per aktin terrorist imagjinar me mediat e qeverise, i hiqet ne sallen e gjyqit bluza e kuqe me shqiponje sikur te ishte kryqi i thyer nazist. Video tregon kete moment te pabesueshem me te cilin Rama mendon se poshteroi Ismail Morinen por ne te vertet ai me kete akt poshtron veten dhe tregon fytyren “europiane” te eterve te tij”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP